Të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, do të mund ta shohin nëse janë përzgjedhur ose jo më datë 7 maj. Kjo është data që jep Ambasada Amerikane nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.