A përdorni një krem ​​për ditën, pastrim fytyre ose toner në baza ditore? Nëse po, a jeni e sigurt se lëkura juaj me të vërtetë ka nevojë për të gjitha këto produkte? Duket se ne kemi humbur miliona lekë çdo vit për produkte të padobishme  të bukurisë, të cilat nuk mund të minimizojnë poret tona ose të rregullojnë ato rrudha të vogla rreth syve tanë. Për fat të keq, ne as që mendojmë për këtë dhe vazhdojmë të harxhojmë paratë tona. Bright Side zbuloi se cilat janë këto nëntë produkte bukurie që nuk ju nevojiten sepse janë krejtësisht të panevojshme, ose mund të zëvendësohen me diçka tjetër.

Krem dite
Kremrat e ditës u shpikën kur gratë mbanin çadra dhe nuk dilnin jashtë aq shumë. Pra, sot është vetëm një rikthim i kushtueshëm që nuk luan ndonjë rol në mbrojtjen e lëkurës suaj nga thatësira ose nga rrezatimi UV, veçanërisht nëse kaloni shumë kohë nën rrezet e diellit. Nëse dëshironi të mbroni lëkurën gjatë ditës, është më mirë të aplikoni një mbrojtje dielli që përmban të gjitha hidratuesit dhe antioksidantët e nevojshëm.
Locion nxirës
Në dukje të parë, locionet me efekt nxirës duken se bëjnë mrekulli me lëkurën, në të vërtetë kjo nuk funksionon. Ky locion lë një erë të tmerrshme në banjën tuaj që mund të zgjasë me ditë. Në vend të tyre, përdorni një krem të zakonshëm, me efekt gradual nxirje, që punon më së miri me lëkurën tuaj.
Rimel për vetullat
Boja e papërshkrueshme nga uji, për vetullat tuaja, me siguri që mund të zgjasë përgjithmonë. Dhe në qoftë se ju mendoni se është në rregull, ju jeni absolutisht gabim. Dylli dhe silikonet që e bëjnë këtë lloj bojë për vetulla më të qëndrueshme ndaj djersës, lotëve dhe ujit nuk janë në të vërtetë duke i bërë ndonjë favor vetullave tuaja, përkundrazi. Nëse ju e përdorni në mënyrë të vazhdueshme, ju rrezikoni humbjen dhe rënien e tyre.
Krem për strijat
Për fat të keq, nuk ka asgjë që ju mund ta bëni kozmetikisht për të hequr strijat në trupin tuaj. Si pasojë e lindjeve, e dobësimit apo shëndoshjes, ato janë aty si dëshmi e ndryshimeve që ka pësuar fiziku juaj ndër vite. Si rregull, kremrat e shtrenjtë anti-strija premtojnë të pakësojnë dukjen e strijave në lëkurë, ndërkohë që ato vetëm bëjnë hidratimin e lëkurës. Gjalpi i kakaos, vazelina ose ndonjë krem hidratuar i lirë do t'ju kursejnë para dhe do të bëjë të njëjtën punë me lëkurën tuaj.
Toniku
Toneri nuk është në të vërtetë i padobishëm, pasi puna e tij kryesore është të ulë nivelin e pH të lëkurës tuaj. Sidoqoftë, nëse lani dhe hidratoni fytyrën tuaj siç duhet dhe nuk përdorni shumë produkte të ashpra, lëkura juaj duhet të jetë në rregull pa pasur nevojën fare të përdorimit të një toniku.
Pastrim exfoliat
Kur mendoni se po e ndihmoni lëkurën tuaj dhe jeni duke u kujdesur për të, ju në fakt bëni efektin e kundërt duke e dëmtuar atë. Pastrimi exfoliat bën heqjen e shtresës së jashtme të lëkurës duke hequr një pengesë që e mbron atë nga mjedisi. Ndaj, mos e praktikoni shpesh të bërit scrub, sepse mund të dëmtojë seriozisht lëkurën tuaj.
Toner pastrues
Sot, ka toners që mund të heqin edhe papastërtitë nga lëkura juaj, por edhe PH e saj, duke e dëmtuar atë. Kjo është arsyeja pse heqësit e make up-it, si një produk i veçantë për bukurinë janë bërë mjaft të vjetëruara dhe të panevojshme. Zgjidhni vajin e kokosit në vend të produkteve kozmetike dhe jeni në rregull.
Krem për sytë
Zona e syve shenjohet edhe si më e ndjeshmja në gjithë portretin tuaj. Këto lloj kremrash falë përbërjes mund të depërtojnë më thellë në lëkurë, ndaj edhe nëse vëreni rezultate të dukshme, kjo është vetëm për një periudhë të shkurtër kohore. Çfarë duhet të përdorni? Lëkura rreth syve tuaj është e hollë dhe e ndjeshme ndaj rrezatimit UV, prandaj duhet t'a hidratoni këtë zonë dhe t'a mbani rregullisht larg ekspozimit në diell.
Maska fytyre
Maskat e fytyrës janë një shembull klasik i një "bukurie të mirë" që është absolutisht e panevojshme. Në fakt, nëse e ndien nevojën për të përdorur një maskë fytyre javore, ndoshta ka diçka të gabuar me rutinën tuaj të përditshme. Nëse lëkura juaj ndihet mirë pas një maske me kos është ndoshta për shkak të acideve që heqin qelizat e vdekura dhe e bëjnë më të lehtë që lagështia të depërtojë në lëkurën tuaj. Në këtë rast, përpiquni të ndryshoni kremin tuaj të fytyrës. Nëse lëkura juaj e yndyrshme ndihet shumë më mirë pas përdorimit të një maskë balte, përpiquni të përfshini një produkt të acidit salicilik në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës.