Pas më pak se dy muajsh do të fillojë rikonstruktimi i Piramidës së Tiranës, projekti i së cilës do të përfundojë brenda 12 muajve, pra në qershorin e vitit 2020. Arkitektët kanë prezantuar projektin se si do të transformohet Piramida, e cila do të kthehet në një qendër të teknologjisë dhe inovacionit.

Në dy muajt e ardhshëm finalizojmë detajet dhe skicat finale. Do të fillojmë në qershor fillimisht me pastrimin. Vitin e ardhshëm Qeveria shqiptare organizon Samitin Digjital të Ballkanit dhe sa mirë do të ishte sikur të hapeshin dyert për herë të parë për këtë samit”, -u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë prezantimit të projektit. Ndërsa kryeministri Rama tha se Piramida në të ardhmen mund të jetë një pikë referimi në rajon.

Kombinon një histori të dhimbshme të së shkuarës me gjithë kapacitetin për të ëndërruar lirisht për të ardhmen. Nga pikëpamja e zgjidhjes e bën Tiranën më atraktive se godina me shkallë në Nju Jork. Kjo mund të jetë një pikë referimi në rajon”, -tha kryeministri.