Nëse ende nuk keni filluar me blerjet e veshjeve për stinën e verës, ka ardhur koha ta bëni. Në qoftë se jeni të paqarta se çfarë do t`ju duhet këtë sezon që po vjen, atëherë ne po ju ndihmojmë duke ju orientuar me trendet më të fundit të veshjeve dhe aksesorëve. Është momenti i duhur për të rifreskuar gardërobën tuaj dhe për të qenë koherentë me trendet e fundit, mund t`ju ndihmojnë ose frymëzojnë opsionet e mëposhtme.

Rripat e kokës
Firmat e njohura si Prada, Dior etj. i rikthyen në modët rripat e kokës retro. Mund t`i vishni me çfarëdolloj gjëje, nga fustanet e mbrëmjes e deri te veshjet e përditshmërisë.
Fustanet me printe
Fustanet me printe janë diçka e domosdoshme për këtë sezon. Bëjini gardërobës tuaj një dhuratë dhe blini një me printe kafshësh, lulesh apo formash gjeomertike.

Çantë plazhi
Çantat e plazhit janë një trend i këtij viti dhe si asnjëherë tjetër mund t`i merrni me vete kudo, jo vetëm në plazh.
Atletet e babit
Ju pëlqejnë ose jo, atletet e babit ose atletet e shëmtuara, siç njihen ndryshe, janë një prej trendeve më të mëdha të këtij viti.

Një bluzë-këmishë
Një bluzë e tillë do t`ju duhet patjetër, jo vetëm për t`u dukur serioze në punë, por edhe për t`u dukur trendy. Nuk do të gaboni nëse e blini, pasi do t`ju duhet një ditë.

Aksesorë neon
Edhe neoni është një trend që është rikthyer edhe këtë vit. Aksesorët e neonit nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj.
Pantallona të gjera
Më në fund, një trend që mund të fshehë kilogramët që mund të kemi marrë gjatë dimrit.

Jumpsuit
Kërkësa për Jumpsuit ka qenë gjithmonë në rritje që nga viti i kaluar. Nuk është çudi, pasi janë praktikë dhe bluzë e pantallona, të dyja në një.

Një fustan i kuq
Kërkesat për fustane të kuq janë rritur ndjeshëm këtë vit. Një i tillë me printe lulesh do të ishte perfekt për t`u veshur në përditshmëri.