Një lajm i keq për të gjithë adhuruesit e mjekrës! Sipas një studimi mjekra e meshkujve përmban më shumë baktere sesa gëzofi i qenve. Madje, në këtë studim në shumë prej mjekrave të testuara u gjendën edhe buburreca që janë të rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Ndërsa shumica e qenve të testuar kishin nivel më të ulët të mikrobeve në gëzofin e tyre.

Bazuar në këto studime, qentë mund të konsiderohen më të pastër se meshkujt me mjekër”, -u shpreh profesor Andreas Gutzeit, i klinikës Hirslanden në Zvicër, ku u kye testimi. Megjithatë ka edhe nga ata skeptikë që mendojnë se rezultatet e këtij studimi nuk janë të vërteta dhe se këto përfundime e kanë prejardhjen nga pogonophobia - fobia ndaj mjekrës.