Djemtë janë ndryshe nga vajzat, këtë e thonë gjithmonë shoqet para se të lindësh. Pastaj e kupton gjatë rrugës, ndonëse gati ke qenë e përgatitur dhe e ke ditur kur do të shqetësoheshe apo të emocionoheshe. Tani që e ke parë diellin tënd të vogël të ecë, të flasë, të luajë, të shprehet dhe të ndërveprojë me botën, e di çfarë donin të thoshin shoqet asokohe.

Të rritësh djem është diçka e mrekullueshme, edhe pse është, sigurisht, shumë e rrëmujshme. Ja ku janë disa gjëra që i kupton vetëm nëse ke një burrë të vogël në shtëpi.

Nuk ka situatë që nuk mund të përmirësohet me prezantimin e një makine apo një pistolele lodër.

Kur ai është i vogël, ti do të ecësh vetëm këmbadoras.

Kur ai është do të rritet edhe pak, parrulla jote është: Hiqi duart nga pantallonat.

Bën gjithmonë një veprim të zgjaur dhe këtë do ta shohësh para se të ulesh.

Do të ecësh zbathur bashkë me të dhe do të guxosh shumë më shumë.

Shakatë sa më të çmendura janë, aq më të bukura bëhen.

Tingujt e zjarrfikëseve janë shumë më interesante sesa bisedat konkrete.

Nuk ke asnjë shans t’ia marrësh diçka që e ke ndërtuar me të ose e ka bërë ai vetëm.

Në shtëpi nuk ke kurrë aq ushqime sa duhet.

Që koha më e bukur e vitit është ajo kur bëhen ndërtime.

Të rrisësh një djalë feminist është aq e thjeshtë sa të jesh gruaja e fuqishme që ishe para se ta lindje atë.

Nuk ka asgjë më të mirë sesa kominoshet.

Shtëpia jote vjen gjithmonë pak erë çiçi. Dhe kur ai është më i rritur, erë djersë përzier me spray trupi.

“Agresiv” nuk është patjetër një fjalë e keqe, thjesht do të thotë që ai nuk mund të ndalojë.

Djali të ka goditur fort kur ka qenë në bark.

Dhe të ka përqafuar shumë më fort, që nga ajo kohë.

Por, ah! Ka vetëm një njeri në botë që gjithmonë do të të thojë edhe pas dushit “Sa e bukur je!”