Këtë javë jam përqëndruar në një temë më modeste. Vendosa të kombinoja dy nga fustanet e mi të preferuar, në mënyra të ndryshme, sepse të gjithë kemi fustane në dollap që i preferojmë pak më shumë se të tjerët, i kemi blerë, ndoshta, për një event të caktuar e nuk i kemi veshur më. Për fat të mirë, moda e kohëve të fundit është e favorshme, sepse kemi parë shumë stiliste apo personazhe të njohur, të cilët veshin fustane/kostume shumë klasike me atlete apo casual, krahasuar me vitet më parë (2000-2005) për shembull, nuk mund të shkonin bashkë një fustan silk/saten me atlete apo shapka, sepse klasifikohej si një material tepër klasik e që visheshin vetëm për ndonjë mbrëmje. Kohët kanë ndryshuar dhe fustanet saten apo edhe ato tullë shumë të fryrë vishen me atlete NIKE apo thjesht atlete. Nuk kemi pse harxhojmë para vetëm për një event, sepse të njëjtën gjë mund ta veshim edhe me atletet e palestrës ose shapkat që kemi blerë së fundi. Fotot e mëposhtme janë thjesht një ide se si mund t’i kombinoni dy fustane të ndryshëm.

Fustan polka

Dizanji me polka është trendi më i përhapur këtë sezon. Për mendimin tim, është shumë chic dhe i shkon çdo lloj trupi. Jam e mendimit që nuk duhet të na mungojë të paktën një element polka në gardërobë, sepse është i kombinueshëm me çdo ngjyrë. Gjithsesi, fustanin polka, e vesha me nje palë shapka të zeza me takë jo të lartë dhe mjaft të rehatshme.

Do të ngjante shumë bukur për një drekë apo një takim.

Polka për një rast

Mënyra e dytë që vendosa ta vishja fustanin polka, është me një palë shapka klasike me takë të hollë dhe të lartë ngjyrë silver. Gjithashtu, edhe çanta në ngjyrë silver për të mos përzier shumë ngjyra në të njëjtën kohë. Polka në një rast do të ngjante shumë bukur edhe me këpucë/sandale të kuqe ose pink pa asnjë dyshim, por vendosa që ky outfit të shkonte për eventet më të veçanta që mund të kemi.

Fustan oversize

Një fustan i gjerë dhe me pak flutura tek pjesa e poshtme të cilin e bleva për një rast dhe për ta veshur me taka, vendosa ta vishja edhe në përditshmëri me një palë shapka të verdha me fjongo, për të mos e humbur detajin klasik të look-ut dhe fustanit si model. Kudo që të shkojmë, me siguri që do të dukemi bukur.

Nudë

Takat nudë janë ‘dalje nga situata’, nuk ka ngjyrë dhe veshje që nuk shkon me to. Investimi më i mirë që mund t’i bëjmë gardërobës sonë, sepse nuk kemi pse të blejmë për ëdo fustan apo veshje, një palë këpucë të reja. Të vetmet nuanca që mendoj se nuk do t’i vishja takat ngjyrë nudë jane; me ngjyrën gold dhe silver! Dhe në rastin tim, e vesha këtë fustan me taka nudë duke qenë se ngjyra e fustanit është jeshil dhe anon edhe pak nga nuanca kafe.

Të kombinojmë të përditshmen me klasiken është shumë IN këtë vit. Kështu që eksperimentoni me çfarë ju ndodhen në dollap!

— Pa asnjë dyshim që outfitet e mësipërme vishen edhe me atlete (do sugjeroja të bardha).

— Gjithmonë duhet të kemi parasysh edhe modelin e fustanit/pantallonave/fundeve etj. para se t’i veshim me diçka që na ka shkuar në mendje, sese jo çdo gjë shkon me gjithçka! Për shembull, nëse do doja ta vishja fustanin polka me të sheshta ‘toms’ ose ‘vans’, të jem e sinqertë do të bënte shumë kontrast. Po ashtu, edhe fustani tjetër.

— Jo gjithmonë veshjen tonë duhet ta kombinojmë me këpucët (të jenë e njëjta ngjyrë), nëse duam të dukemi edhe më stil, duhet të luajmë me ngjyrat/nuancat dhe jo të stërmundohemi për ‘këpucë të kuqe, meqënëse fustani është i kuq.’