Mbrëmjen e kaluar në Tel Aviv është mbajtur një ceremoni madhështore, ku të pranishëm ishin të gjithë pjesëmarrësit e edicionit të këtij viti në Eurovizion. 41 këngëtarët kaluan në tapetin portokalli, ku realizuan foto me mbështetësit e tyre dhe sigurisht që nuk kaluan u diskutuar për veshjen. Të gjithë sytë e shqiptarëve ishin nga Jonida Maliqi, e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”.

Kur vjen puna te veshja, Jonida nuk mund të na zhgënjejë kurrsesi! Ajo është një prej vajzave me më shumë stil në skenën shqiptare dhe nuk kaloi pa vëmendje as në tapetin e Eurovizionit. Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë blu me një rrip që kishte të gjitha ngjyrat e ylberit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by wiwibloggs (@wiwibloggs) on

“Nëse jeta është blu mund të zgjedhësh një tjetër ngjyrë nga ylberi. Ne po e shijojmë Eurovizionin, ne po e shijojmë jetën, sepse jeta është si ylber”, -ka thënë Jonida duke iu referuar veshjes së saj.

Nuk mund ta mohojmë që Jonida dukej mbreslënëse!