Pasi keni përjetuar një marrëdhënie intime me partnerin tuaj, ekzistojnë shtatë gjëra që duhet absolutisht t'i bëni! Edhe pse shpesh pyesim veten se cila është gjëja e duhur për të bërë apo për të shmangur menjëherë pas seksit, këtu janë disa hapa që mund t'i ndiqni. Sepse raporti intim është diçka shumë personale mes një çifti, por pas përfundimit të aktit duhet ruajtur mes të dyve një marrëdhënie e natyrshme e mirëqenies seksuale. Çfarë duhet të bëni pas seksit? Sipas një trajneri seksual dhe përfaqësuesi të Shoqatës Amerikane të Shëndetit, Sunny Rodgers, ka shtatë gjëra që mund t'i bëni fare pa drojë...E nisim nga e para...

1.Drejt e në banjo! Sa herë ju ndodh që duhet të këndoni menjëherë pas seksit? Në të vërtetë kjo është një domosdoshmëri, njësoj si me procesin e të shkuarit në tualet. Është tërësisht fiziologjike dhe e pranueshme. Dhe sipas ekspertëve, ky është hapi i parë që duhet të bëni sepse ndihmon në eliminimin e baktereve dhe toksinave nga trupi. Natyrisht, një shpëlarje në bide me ujë të ngrohtë, nuk është asnjëherë e tepërt.

2. Pini ujë. Pas rifreskimit të organeve gjenitale, është e rëndësishme të pini të paktën një të katërtën e një litri ujë sepse ndihmon për të hidratuar organizimin dhe për të mbajtur në nivele të larta energjinë tuaj.

3. Ushqimi. Gjatë një marrëdhënieje, kaloritë që digjen dhe rritja e rrahjeve të zemrës janë procese të pashmangshme, prandaj rekomandohet që të shijoni një vakt të lehtë pas seksit.

4.Ju vajza, vendosni një lines. Sepse përmbajtja e materialit të pambukut është ideale për të bërë që gjeitalet tuaja të marrin frymë. Duke qenë një fibër natyrale është hipoalergjike, përthithëse dhe nuk irriton zonat e ndjeshme dhe intime.

5. Qeshni së bashku. Pak humor nuk duhet të mungojë kurrë në një çift, sidomos pasi keni kryer aktin seksual bashkë. Duke folur për gjëra qesharake, duke bërë humor, këto janë momente të ëmbla dhe të vogla që nuk duhen humbur.

6. Përkëdheljet. Një nga gjërat, që sidomos mehskujt i shmangen krejtësisht. Pas marrëdhënieve seksuale është shumë e rëndësishme që të vazhdoni të keni kontakt fizik, mjafton edhe një prekje ose një ledhatim i ngrohtë.

7. Një kompliment i këndshëm! Nëse seksit pëlqehet, pse nuk e komplimentoni? Kjo është arsyeja pse duhet të përfshihet në gjërat që duhet të bëni pasi të keni kryer marrëdhënie seksuale!