Nëse ngatërrohesh me familjen mbretërore, do ta pësosh. Splash News ka paguar një sasi të konsiderueshme parash pasi ka shkelur privatësinë e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-t. Dëmshpërlimin që çifti ka marrë për shkeljen e privatësisë e kanë dhënë për bamirësi.

Fotografitë e shtëpisë së çiftit në Oxfordshire, të cilat u realizuan nga një helikopter kanë shqetësuar çiftin dhe e kanë detyruar atë të zhvendoset në një tjetër vendbanim.

Thuhet se fotografitë ishin aq private, sa ata nuk mund të jetonin më në atë shtëpi. Fotografitë u realizuan në janar të këtij viti nga Splash News. Çifti kishte vendosur të jetonte në Frogmore Cottage, por për shkak se në këtë vilë po kryeheshin rinovime, ata kanë jetuar përkohësisht në Oxfordshire.

Ndërkohë avokati i çiftit mbretëror ka treguar pse e kanë zgjedhur këtë shtëpi për të jetuar:"Prona ishte zgjedhur nga Duka për vete dhe gruan e tij, duke pasur parasysh nivelin e lartë të privatësisë që ajo ofron, duke ditur pozicionin e saj në një zonë të izoluar dhe të rrethuar nga toka bujqësore private, larg nga çdo zone ku fotografët mund të depërtojnë".

Oxfordshire është rreth 45 minuta larg nga Frogmore, vendbanimi i ri i çiftit pas përndjekjes së paparacëve.