Ndryshe nga lindjet e tjera mbretërore, Princi Harry dhe Meghan Markle mbajtën shumë të fshehta rreth lindjes së djalit të tyre, Archie Harrison Mountbatten-Windsor. Mëngjesin e 7 majit, kur vogëlushi përshëndeti botën, lajmet e njëpassnjëshme zbuluan dalëngadalë sekretet e çiftit të ri, por tani, të gjitha të vërtetat kanë marrë formë tjetër pas publikimit të certifikatës së lindjes.

Kjo ishte diçka që ata e kishin paralajmëruar gjatë dhe pas shtatzënisë, kur bota mbeti për disa ditë në pritje të emrit dhe fotos së parë të bebes.

Kështu, nga certifikata e lindjes së Archie janë mësuar disa sekrete për çiftin mbretëror, sidomos për Meghan dhe titullin që mban.

1 - Archie nuk lindi në shtëpi. Ai ka lindur në Spitalin e Portlandit, një spital privat në Londrën Perëndimore.

2 - Në seksionin e profesionit të së ëmës, certifikata tregon se Meghan klasifikohet si Princeshë e Mbretërisë së Bashkuar.

3 – Edhe pse Meghan ka si “profesion” atë të Princeshës, ajo nuk do të quhet kurrë Princesha Meghan, sepse nuk ka gjak mbretëror. Vetëm pasardhësit e drejtpërdrejtë të gjakut mbretëror mund të mbajnë titujt Princ dhe Princeshë.

4 – Bebin Archie e ka regjistruar vetë Princi Harry.

5 - Certifikata tregon edhe se babait të ri iu deshën plot 10 ditë për ta regjistruar të birin. Data e regjistrimit është 17 maji.