Një vit pasi Meghan dhe Harry kurorëzuan dashurinë e tyre në kapelën e St. George, një tjetër çift mbretëror u martuan në po të njëjtën kishë. Lady Gabriella Windsor dhe Thomas Kingston u martuan ditën e sotme në një ceremoni të thjeshtë, por që nuk kaloi pa vëmendje nga mediat e gjithë botës. Lady Gabriella është e bija e Princeshës dhe Princit Michael të Kent, i cili është kushëriri i parë i Mbretëreshës Elisabeth.

Lady Gabriella Windsor dhe Thomas Kingston
Lady Gabriella me të atin, Princi Michael i Kent-it

Sigurisht që në evente të tilla të gjithë sytë janë te nusja dhe fustani që ajo ka zgjedhur për ditën e madhe. 38-vjeçarja veshi një fustan me dantellë i dizenjuar posaçërisht për të nga Luisa Beccaria. Fustani ngjasonte pak me atë të Meghan për shkak të modelit dhe formës te gryka. Nuk është çudi që Lady Gabriella të jetë frymëzuar nga Meghan për fustanin e saj. Ajo, po ashtu, mbante edhe një kurorë me diamante, të cilën e kishte përdorur në ditën e dasmës gjyshja, por edhe e ëma e saj.

Ndërsa dhëndri dukej shumë i lumtur, teksa u fotografua me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Në dasmë ishin të pranishëm edhe Mbretëresha Elisabeth dhe Princi Harry.