“A Royal Team Talk: Tackling Mental Health” është një dokumentar për të cilin Princi William ka punuar në bashkëpunim me BBC-n dhe aty ai flet për problemet e tij personale me shëndetin mendor. Veçanërisht ai është ndalur te humbja e nënës së tij, Princeshës Diana, që ishte një goditje e rëndë për të, mbi të gjitha sepse ishte ende një fëmijë.

“Besoj se të mbetesh jetim në moshë të hershme, në çfarëdo moshe, por sidomos në një të hershme, ndjen një dhimbje të madhe që nuk i ngjason asnjë dhimbjeje tjetër. Dhe e dini që në jetë, vështirë të përjetosh dhimbje më të madhe se ajo”, –u shpreh princi, misioni i të cilit është t`i kthejë në diçka normale bisedat për emocionet e mëdha te burrat dhe t`i ndërgjegjësojë ata për të kërkuar ndihmë.

“Duhet të jemi të aftë të flasim për emocionet tona, sepse ne nuk jemi robotë. Është normale të flasim për shëndetin mendor dhe duhet të jenë normale edhe bisedat që bëhen për të”, -ka përfunduar William.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kensington Palace (@kensingtonroyal) on