Më 19 maj të vitit 2018 Princi Harry kurorëzoi dashurinë e tij me Meghan Markle në një dasmë madhështore që u ndoq nga e gjithë bota. Fotot dhe videot një vit më parë pushtuan gjithë rrjetin, por duket se ka pasur ende momente të papublikuara nga dasma mbretërore.

Në 1-vjetorin e dasmës, Harry dhe Meghan kanë publikuar momentet e veçanta të “prapaskenave” nga dasma. Në një video përmbledhëse të postuar në faqen e tyre zyrtare në Instagram, shfaqen të gjitha këto momente me në sfond këngën “This Little Light of Mine”, që u zgjodh nga vetë çifti.

“Faleminderit të gjithëve për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Gjithsecili prej jush e bëri këtë ditë edhe më kuptimplotë”, -thuhet në mesazhin e Meghan dhe Harry-t.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on