Highlighter-i ka qenë një prej produkteve të make up-it që na ka shpëtuar jetën. Që prej momentit që ka dalë në treg është bërë pjesë e pandarë në rutinën e çdo vajze. Dikush e preferon më shumë, e dikush më pak, por e sigurt është që një grim darkash nuk mund të quhet i kompletuar pa i dhënë dritë fytyrës me anë të highlighter-it.

Megjithatë, na lejoni t`ju themi që një highlighter i ri po bën namin kudo dhe ndryshimi që ka nga ai i zakonshmi është ngjyra. Falë Rihanna-s dhe linjës së saj Fenty Beauty, është koha e highlighter-it lejla. Edhe pse ky highlighter duket më mirë në fytyra me tone të çelëta, edhe vajzat me tone të errëta të fytyrës mund ta përdorin pa asnjë problem.

Njësoj si me highlighterin e zakonshëm, edhe ai në ngjyrën lejla mund të përdoret ku të dëshironi. Te sytë, në kockën e faqeve, të vetullave apo edhe në atë të hundës. Po ashtu, mund ta vendosni mbi buzë, sidomos në rastet kur keni përdoruar buzëkuq në ngjyra të ftohta.

Gati për ta përqafuar këtë trend të ri?