A ju ndodh ndonjëherë që t’i hapni dyert e makinës për dikë tjetër? Ose për shembull zgjidhni të parkoni makinën pranë një mjeti tjetër edhe nëse parkimi është bosh. Këto janë disa gjëra që ne i bëjmë pa vetëdije. Në këtë artikull ju do të gjeni se çfarë mendojnë shkencëtarët në lidhje me këtë gjë. Ajo çfarë rezulton është se çdo rregull i pashprehur e ka një shpjegim të thjeshtë:

Ia ulni volumin muzikës kur jeni në një vend të panjohur

Imagjinoni sikur jeni duke udhëtuar drejt një takimi të rëndësishëm në një vend të panjohur. Ndoshta e keni vënë re tek vetja ose e ulni volumin e radios ose e fikni plotësisht për t’u përqëndruar në rrugë në mënyrë që të mos humbisni.

Preferoni të parkoni makinën pranë një makine tjetër edhe nëse parkimi është bosh

Kjo shpjegohet me faktin se njerëzit janë qënie të shoqërueshme. Ne shpesh ndjekim turmën dhe kjo është arsyeja pse në një situatë normale, ne parkojmë makinës pranë të vetmes makinë në parking. Rob Henderson, një asistent kërkimor në Universitetin Yale, analizoi hulumtimin mbi këtë temë dhe përmendi disa arsye pse njerëzit ndjekin turmën.

-Një prej tyre është për shkak se numri i produkteve dhe shërbimeve rreth nesh është i ngritur në qiell. Nuk kemi kohë të mjaftueshme për t'i testuar të gjithë. Kjo është arsyeja pse ne përdorim gjëra që tashmë janë testuar nga shumica. 

Burrat nuk përdorin dy tualete ngjitur

Tualetet publike nuk janë një vend shumë i këndshëm edhe nëse janë krejtësisht të pastra. Hapësira personale dhe konfidencialiteti janë të rëndësishme për të gjithë ne. Megjithatë, ekzistojnë gjithashtu përjashtime për këtë rregull - si njerëz të pa turp dhe pa takt. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e djemëve nuk do të donte të përdorte tualetin teksa e shikon dikush tjetër. Kjo është arsyeja pse burrat preferojnë të përdorin tualete të vendosura në një distancë nga njëri-tjetri.

Meshkujt nuk preferojnë të marrin udhëzime për rrugën

Sipas një studimi të TrekAce, vetëm 6% e burrave thanë se do të kërkonin rrugën nga një i huaj nëse ata do të humbisnin. Në të njëjtin studim, u konstatua se mesatarisht meshkujt udhëtojnë rreth 900 milje ekstra brenda 50 viteve të jetës së tyre, sepse ata refuzojnë të kërkojnë ndihmë. Mark Goulston M.D. u përpoq të shpjegojë arsyet për këtë. Sipas mendimit të tij, burrat nuk kërkojnë ndihmë kur ata e kuptojnë se kanë humbur sepse nuk duan të ndihen të paaftë apo të poshtëruar.