Fotot e familjes mbretërore nga hapja e kopshtit “Chelsea Flower Show” këtë të hënë qarkulluan në të gjitha mediat ndërkombëtare. Natyra dhe çdo ngjyrë e saj u përcoll edhe në rrjet me vëmendjen maksimale.

“Është një hapësirë magjike për të gjithë fëmijët, por edhe të rriturit që duan të eksplorojnë natyrën”, - shkruhej ndër të tjera në zyrën e shtypit të Pallatit Mbretëror, pas hapjes së kopshtit.

Po ajo që ra në sy në mënyrë të veçantë ishte edhe veshja e Dukeshës së Kembrixhit. Më shumë sesa fustani me lule, atletet e bardha dhe pantallonat sportive, edhe një palë këpucë-sandale ortopedike janë komentuar gjatë si zgjidhja ideale e kësaj periudhe. Dhe, ç’është më e rëndësishmja, është një model nga ata që tregojnë “fuqinë e këpucëve”.

Në fakt, stili i këpucëve ortopedike është “JO” për gratë e familjes mbretërore. Mbretëresha nuk mban kurrë të tilla. "Mbretëresha nuk është fanse e këpucëve ortopedike",- thotë një burim për Vanity Fair, duke shtuar "ajo nuk i pëlqen ato dhe kjo dihet nga të gjitha gratë në familje".

Por, Kate jo. Nuk e ka aspak problem të veshë një palë këpucë-sandale ortopedike të cilat janë komode për të shëtitur parkun, por edhe për motin e ndërmjetëm.

Meqenëse Mbretëresha 93-vjeçare i urren të tilla këpucë, as Kate Middleton, as Meghan Markle kurrë nuk janë fotografuar me të tilla. Por ky është një sinjalizim tjetër që Mbretëria po u largohet rregullave strikte. Dhe na dha edhe ne një frymëzim për këtë periudhë…