Aktorja Elle Fanning u përball më një situatë të vështirë gjatë pjesëmarrjes së saj në Festivalin e Kanës. Gjatë darkës në Chopard Trophee, 21-vjeçarja humbi ndjenjat dhe fajin për këtë e kishte fustani që ishte shumë i ngushtë. Elle kishte veshur një fustan Prada të viteve `50 që me sa duket paska qenë më i ngushtë se sa duhet. E motra, Dakota Fanning dhe aktori Colin Firth ishin ulur pranë saj në momentin që Elle-s i ra të fikët dhe i erdhën menjëherë në ndihmë. Më pas, sigurimi i largoi të dyja motrat nga salla.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Prada (@prada) on

Pasi e mori veten, aktorja postoi një foto në Instagram duke treguar se ishte mirë dhe duke shtuar se fustani i saj ishte shumë i ngushtë dhe ajo ishte me perioda. Në jurinë e Festivalit të Kanës, Elle është më e reja në panelin prej 9 personash që do të vendosin fituesin e Palme d'Or.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elle Fanning (@ellefanning) on