Ka kaluar pothuajse gjysma e vitit 2019 dhe faqja e emrave të bebeve, Nameberry ka publikuar listën vjetore të emrave më të përdorur në botë gjatë këtij viti. Kështu që, hidhuni një sy nëse edhe ju prisni një bebe të vijë së shpejti në familjen apo fisin tuaj.

Sipas Nameberry, Posie është emri që “mban kurorën” si emri më i pëlqyer duke zëvendësuar emrin Olivia që ishte i pari në listë në vitin 2018. Televizioni, po ashtu, luan një rol të madh. Falë aktorit Milo Ventimiglia, të “This Is Us”, emri Milo u kthye në emrin më të preferuar për djemtë. Edhe emrat e antikitetit si Aurora dhe Atticus kanë qenë shumë të përdorur përgjatë këtij viti.

Më poshtë zbuloni 5 emrat që kryesojnë listat!

5 emrat më të përdorur për vajzat:

-Posie

- Isla

-Olivia

- Aurora

- Maeve

5 emrat më të përdorur për djemtë:

-Milo

-Jasper

-Atticus

-Theodore

-Asher