Pavarësisht sesa i talentuar është një aktor, ata si të gjithë ne kanë tipare njerëzore. Ndonjëherë mund të ketë edhe mosmarrëveshje, hatërmbetje edhe mes aktorëve të famshëm. Disa prej tyre kanë përfunduar edhe në grindje, aq sa ata nuk kanë pranuar të luajnë një film së bashku. Se për cilët aktorë e kemi fjalën, lexoni më poshtë:

Lena Headey dhe Jerome Flynn

Ju nuk do të shihni Cersei Lannister dhe Bronn së bashku në një skenë të Game of Thrones. Akoma edhe më e vështirë për t'i parë ata në të njëjtën pjesë. Kjo për shkak se në vitin 2002, Headey dhe Flynn kanë qenë çift. Me sa duket, historia e tyre e dashurisë nuk mbaroi me një fund të këndshëm.

Julia Roberts dhe Nick Nolte

Julia Roberts dhe Nick Nolte nuk e nisën me sukses filmimin e “I Love Troubles”. Të dy aktorët nuk e duronin njëri-tjetrin që nga fillimi dhe marrëdhëniet e tyre ishin të ftohta. Ata ishin gjatë gjithë kohës me nerva, çfarë çoi më pas në “shkatërrimin” e stafit. Pas përfundimit të filmit, Roberts dhe Nolte ndanë disa fjalë jo shumë të mira ndaj njëri-tjetrit në intervista të ndryshme dhe premtuan se kurrë nuk do të jenë së bashku në një film. A mos ka të bëjë paksa titulli i filmit me këtë rast?

Sylvester Stallone dhe Richard Gere

Grindja midis Richard Gere dhe Sylvester Stallone filloi tek “The Lords of Flatbush”. Arsyeja për mosbesimin e tyre të ndërsjellë nuk dihet – thjesht ndodhi. Ajo u bë aq e fortë sa ata u përballën edhe fizikisht me njëri-tjetrin, çfarë çoi në zëvendësimin e Gere në filmin. Ata nuk janë shfaqur së bashku në një film që nga ai moment.

George Clooney dhe Russell Crowe

Tensioni mes George Clooney dhe Russel Crowe u zbulua në dhjetor 2013 kur Clooney deklaroi në intervistën e tij me Esquire se Crowe kishte nevojë të kërkonte falje për fyerjen që i kishte bërë. "Ai [Crowe] zgjodhi një luftë me mua. Ai e nisi atë pa asnjë arsye”,- u shpreh Clooney. Më vonë, Crowe i dërgoi Clooney-t një disk të muzikës së bashku me poezinë e tij si një kërkesë paqeje me një shënim ,"Ishte e gjitha një gabim”. Edhe pse ai i kërkoi falje, ende nuk i kemi parë në një film së bashku.

Dwayne Johnson dhe Vin Diesel

Me siguri ju mund të mendoni se Dwayne Johnson dhe Vin Diesel janë miq të mirë, pasi kanë shumë të përbashkëta. Megjithatë e vërteta është larg: Ata nuk flasin me njëri-tjetrin. Kjo për shkak të një komenti që Johnson ka bërë në Instagram-in e tij në vitin 2016, ku shkroi se yjet vajza në silmin “Fast an Furious” e bënin shumë për të qeshur, ndërsa nuk mund të thoshte të njëjtën gjë për meshkujt. Që nga ai moment ata rrallë takohen, madje mendojnë se nuk mund të realizojnë filma bashkë pasi kanë qasje të ndryshme për aktrimin.