Jo vetëm që janë të dy fansa të çmendur pas serialit ‘Ertugrul’, por edhe kanë vizituar një pjesë të tij në sheshxhirim. Futbollisti gjerman me origjinë turke i Arsenal, Mesut Ozil, shumë shpejt do të kurorëzojë në martesë dashurinë disavjeçare me aktoren dhe modelen turke, Amine Gulse.

7 qershori është bërë publike tashmë – data kur çifti do t’i thonë “PO” njëri-tjetrit në Stamboll. Me këtë rast, aktori kryesor i serialit, Engin Altan Düzyatan, i cili luan rolin e Ertugrul, ka menduar një dhuratë të vecantë për çiftin, meqë ata të dy janë shumë të pasionuar pas tij.

Sipas “Haberturk”, Düzyatan u ka dhuruar atyre një kostum të blinduar, i cili është përdorur gjatë xhirimeve të serialit që ka thyer rekorde shikueshmërie.

Mesut Ozil dhe Amine Gulse u fejuan dy vite më parë dhe tani janë gati për përgatitjet e fundit për dasmën e 7 qershorit, në Stamboll. I pranishëm si dëshmitar martese në ceremoni pritet të jetë edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.