Për herë të parë në ekran, e gjithë familja e Alban Skënderajt ishte e ftuar në ‘Soirée’, ku rrëfyen shumë sekrete të jetës së këngëtarit jashtë asaj që njohim të gjithë. i ati, i vëllai, Miriami dhe të gjithë miqtë treguan histori të ndryshme personale me Albanin.

Babai i Alban Skënderajt, si ish-ushtarak, tha se Albani ka marrë nga ai cilësitë më të mira, për të cilat ai ndihet shumë krenar: “Është njeri shumë koherent, çdo gjë e ka bërë në kohë, që nga shkolla, patenta, të dashurën e gjeti në kohë, gjithçka e ka bërë në kohë…” – tha Qerim Skënderaj për të birin.

Ndërsa Miriami, pasi rrëfeu edhe një herë tjetër se si është njohur me bashkëshortin (shkak u bë i ati i saj), tregoi edhe raportin e veçantë që Albani ka me të bijën – “divën e shtëpisë” tashmë, e cila ka nisur të sfidojë edhe “hapësirën” e saj.

Ka akoma, e dini? I ati zbuloi se familja e tij, nisur edhe nga shenjat e shtatzënisë së bashkëshortes, Albanin e kishin dashur vajzë. Madje, kur ka lindur Albani, Arbri, duke qarë, mori në telefon të atin dhe e lajmëroi: “Babi, lindi vëllai, mami është mirë…”

Unë kam dashur gjithmonë një vajzë dhe tek Albani i kishim shpresat se do ishte vajzë. Nisur edhe nga shenjat e shtatzënisë, u bindëm se ishte vajzë. Por doli një djalë shumë i shëndoshë…”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Babai i Alban Skënderajt tregon për herë të parë disa prej "të pathëna" nga jeta e Albanit! @topchannelalbania

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on

Në fakt, të gjithë donin që Albani të ishte vajzë, por “goditja finale” ishte Taulanti, vëllai i katërt në familjen e meshkujve: “Me siguri, kur lindi Taulanti, do jenë mërzitur më shumë akoma… Taulanti  që vazhdon të kërkojë një motër…”

Ndërsa Albani është shumë i lumtur që e ka bërë të atin me mbesë…