Ndiheni keq sepse nuk keni jetë të shëndetshme seksuale? Mund të gjeni një përgjigje nga autorja Rachel Hills mbi "mitet e seksit".

Për librin e saj, "Miti I seksit: hendeku mes fantazive dhe realitetit", blogerja feministe shpenzoi plot gjashtë vjet me studime kërkimore dhe duke intervistuar më shumë se 200 burra dhe gra të moshave 16 deri 32 në të gjithë Amerikën, Kanadanë, Australi dhe Britani e Madhe, për jetën seksuale që kishin ose që nuk kishin çiftet e anketuar.

Miti nr. 1: Duhet të kryeni marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në javë

Hills thotë se shumica e grave me të cilat ajo kishte folur thanë se, nëse janë në një marrëdhënie, ato bëjnë seks të paktën dy herë në javë, por një studim në Britani zbuloi se mesatarja reale është pak më pak se pesë herë në muaj. "Ka gjëra të tjera që ndikojnë në cilësinë e një marrëdhënieje - sa shumë ju kënaqeni në shoqërinë e njëri-tjetrit, sa shumë qeshni etj.",- thotë ajo. "Cilësia e marrëdhënies nuk mund të përmblidhet nga fakti sa shpesh një person penetron një tjetër".

Miti nr. 2: Meshkujt mendojnë vetëm seks gjatë gjithë kohës

"Burrat nuk janë kafshë seksuale të pangopura",- thotë Hills. "Ashtu si femrat, edhe ata janë njerëzorë dhe kompleksë tridimensionalë". Një studim i kohëve të fundit tregoi se vetëm 25 për qind e meshkujve do të kishin një lidhje më shumë sesa një marrëdhënie, dhe një studim i Universitetit Princeton zbuloi se vetëm një e pesta e meshkujve mendonte se “vajzat janë një çelës kyç I jetës së tyre sociale”.

Kështu, mitet bien poshtë. Meshkujt nuk janë ashtu siç duken, me sa duket… Vajza, mos i gjykoni më!