Para se të konfirmohej si një pije e shëndetshme nga njerëz të famshëm dhe me fizik të përsosur si Rosie Huntington-Whiteley, Blake Lively dhe Michelle Williams, lëngu i frutave ka qenë diçka që u rekomandohej njerëzve për të përmirësuar shëndetin. Ndërsa tani është kthyer në një fenomen edhe në mesin e yjeve më të mëdhenj të Hollywood-it. Njerëzit tani duan lëngje frutash duke kërkuar një lloj “shkëlqimi në brendësi”, që mendojnë se vetëm kështu e arrijnë. Shumë të famshëm e kanë kthyer në mënyrë jetese tashmë dhe pretendojnë se lëngjet e shtrydhura janë të shkëlqyera për shëndetin e tyre. Por çfarë janë në të vërtetë lëngjet e shtrydhura?

Sipas Becky Hand, një dietologe e njohur edhe mes emrave të famshëm, lëngjet e shtrydhura nuk janë si smoothies, nuk janë e njëjta gjë. “Smoothie-t, zakonisht përftohen duke përdorur një blender ose një përzierës tjetër ushqimesh, dhe përmbajnë fruta, perime, qumësht, lëngje dhe përbërës të tjerë. Ndërsa lëngjet e shtrydhura, në të vërtetë, janë ekstrakti i frutave të freskëtave apo perimeve, por duke përjashtuar vitaminat dhe vlerat e tjera ushqimore që gjenden në lëkurën e frutave apo në tulin e tyre. Edhe pse merrni shumë vlera ushqimore edhe nga lëngjet e shtrydhura, në të vërtetë nuk merrni vitaminat dhe fibrat nga lëkura dhe nga tuli”, – sqaron Hand.

Si përfundim, zgjedhja është shumë e thjeshtë. Nëse nuk mundeni të bëni një smoothie në mëngjes, mos u lodhni të shtrydhni fruta. Më mirë hani fruta të freskëta, në mënyrë që të merrni të gjitha vitaminat nga ato.