Kjo periudhë, deri në muajin shtator është sezoni i dasmave dhe të gjithë e kemi të paktën një dasmë ku jemi të ftuar. Përveç veshjes një gjë tjetër e rëndësishme është edhe grimi e modeli i flokëve. Le të përqëndrohemi pak te ky i fundit dhe t`ju sjellim disa modele nga të cilat mund të frymëzoheni për të gjetur atë që ju shkon për dasmën tuaj të radhës. Ka nga të gjitha modelet për të gjitha stilet dhe jemi të sigurt që edhe ju do ta gjeni atë që ju përshtatet.

Bisht i kapur me karfica
Topuz i ulët dhe shumë karfica
Topuz i ulët edhe për flokët me kaçurrela
Stil i viteve `90
Bisht super i gjatë
Topuz në majë të kokës dhe balluke me onde
Topuz french
Gjysmë-bisht
Me onde natyrale
Gjysmë-topuz
Topuz i përdredhur
Me onde dhe të kaluar pas veshit