Një festë ditëlindjeje fëmijësh nuk do të kishte kuptim pa “praninë” e personazhit të animuar të preferuar të fëmijës që ka ditëlindjen. Në një prej festave më të veçanta për fëmijë të organizuar nga Class Events, protagoniste ishte personazhi i dashur i fëmijëve, derrkucja Peppa! Një sallë e ideuar për t`i bërë fëmijët të ndihen sikur janë në botën e Peppa-s dhe po festojnë me të. Detaje nga filmi i animuar gjendeshin në çdo kënd.

Ditëlindja u organizua në një vend të rrethuar nga xhami dhe gjelbërimi në oborr që dukej prej tij, të jepte ndjesinë sikur bota e Peppa-s gjendej në mes të natyrës. Re të bardha të realizuara prej tullumbaceve që vareshin nga tavani transparent, e bënin edhe më reale ndjesinë e të qenit në një ambient të hapur mes natyrës së mbushur me ngjyra. Ngjyrat që u zgjodhën ishin të gjitha pastel, ndërsa ajo që mbizotëronte ishte roza.

Një ylber me tullmbace pastel u vendos pranë këndit të ëmbëlsirave dhe, po ashtu,  përgjatë tavolinës u vendosën kuba qelqi të mbushur me tullumbace. Në tavolinën e bardhë u vendosën pecetat dhe sotopjatat rozë, sipër të cilave u vendos nga një biskotë me forma të ndryshme; lulesh, zemrash, shtëpizash etj. Përreth tavolinës u vendosën jastëqe të bardhë në mënyrë që të vegjlit të ishin komodë, ndërsa në krye të tavolinës qëndronte derrkucja Peppa që mirëpriste vogëlushët.

Këndi i ëmbëlsirave u mendua si një shtëpizë rozë, ku lexonte “Best day ever”! Edhe ëmbëlsirat ishin në ngjyrat pastel dhe kishte nga të gjitha llojet; cupcakes, macaroons, biskota etj. Po ashtu, kishte edhe një mur qelqi të mbushur me donuts.

Fëmijët kishin shumë mënyra argëtimi, pasi kishte ngjyra dhe libra pafund me derrkucen Peppa qe priteshin të ngjyroseshin nga fëmijët. Një ekran i madh i rrethuar me re, luledele,  tullmbace dhe jastëqe ishte në dispozicion të fëmijëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS by Alketa Vejsiu (@classav_events) on

Ambienti u mbush me flluska sapuni dhe gjithçka ishte më shumë se një fantazi e bërë realitet!