Vetëm një muaj pas lindjes së vogëlushit Efehan, dy prindërit e rinj, Almeda dhe Tolga, janë nisur me pushime. Në prag të festës së Bajramit të Madh, aktori i njohur dhe bukuroshja shqiptare janë larguar për pak për të shijuar pushimet e para me të birin.

Pak ditë më parë, Almeda dhe Tolga ua prezantuan të gjithë miqve virtualë vogëlushin e tyre Efehan. Në gjithë këtë të bukur të mëmësisë, Almedën po e shoqëron edhe bashkëshorti, i cili, është i lumtur po aq sa ajo për statusin e ri që ka fituar para pak javësh.

Në profilin e saj në Instagram, Almeda ka ndarë me të gjithë disa imazhe nga pushimet e saponisura duke u uruar të gjithë miqve edhe festën e Bajramit të Madh.