Rrjetet sociale siç janë një ndihmesë e madhe për ne, shpeshherë bëhen edhe shkak zënkash mes çifteve. Një like (pëlqim) i njëri prej partnerëve tek një person i tretë, bëhet mollë sherri mes një çifti. Jo gjithmonë sigurisht. Po flasim për ato çifte që janë pak më shumë seç duhet xhelozë. Aktori i famshëm turk Çagatay Ulusoy duket se e ka këtë problem xhelozie me të dashurën e tij, Duygu Sarisin. Mediat turke shkruajnë se çifti janë ndarë për shkak të xhelozisë së aktores.

“Sarp” i ka bërë like aktores tjetër Serenay Sarikaya dhe kjo ka qenë edhe zanafilla e debatit. Duygu thuhet se është larguar nga shtëpia e Sarp dhe po jeton tek e motra.

Çifti u njohën së bashku gjatë xhirimeve të serialit “I infiltruari”. Ata kanë arritur që ta mbajnë lidhjen e tyre 3-vjeçare larg vëmendjes së mediave dhe nuk kanë preferuar asnjëherë të shfaqen në publik së bashku.