Vetëm pak ditë më parë, Sara Hoxha ndau me të gjithë lajmin e bukur se është në pritje për t’u bërë nënë për herë të dytë. London ka edhe disa muaj për të gëzuar si djalë i vetëm. Pasi të vijë në jetë motra apo vëllai, ai do të bëhet vëllaçko i madh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

another European capital coming your wayð???ð??¶ð?¼

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Ndonëse ende i vogël, vetëm 2 vjeç e gjysmë, London ka nisur të kuptojë se çfarë po ndodh në barkun e mamit, madje sot ai ka ndier edhe me dorën e vogël që bebi po lëviz brenda barkut.

Në videon që Sara ka postuar në Instastory-n e saj, vogëlushi është i lumtur që ka kuptuar lëvizjen brenda barkut të mamit dhe me zë i thotë asaj “bebi lëviz, lëviz”. Duke parë me buzëqeshja nga e ëma, nga e cila, me sa duket, kërkon të konfirmojë, London buzëqesh dhe ndihet entuziast për këtë “zbulim” që bëri.

Sara, e lumtur për dashuritë, me siguri, ka nisur t’i rrëfejë edhe sekrete të tjera Londonit, që duket i gatshëm të stërvitet për të marrë në dorë “timonin e mbrojtjes” për vëllanë a motrën e vogël.