Me ritmin e sotëm të jetës, ne jemi gjithmonë në kërkim të atleteve që, përveç komoditetit maksimal, të kombinohen lehtësisht me veshjet e përditshme, por edhe me ato serioze.

Ndonjëherë është e vështirë të zgjedhësh atletet e duhura që do të plotësojnë veshjen tuaj dhe prandaj jeni gjithnjë në kërkim të atyre atleteve që mund të kombinohen lehtësisht për përditshmëri, por edhe për takimet e biznesit.

Ekzistojnë modele fantastike të markës së njohur amerikane New Balance që mund t’i kombinoni lehtësisht, pa marrë parasysh se ku po shkoni. Dizajni unik dhe eleganca sportive që i dallon këto modele do ta bëjnë më të lehtë për ju të zgjidhni veshjen e duhur.

Modele nga koleksioni i ri me rehatinë maksimale që ato ofrojnë dhe pamjen moderne, do të plotësojnë me siguri pamjen tuaj të përditshme.

Ju mund t'i kombinoni ato me xhinse dhe një t-shirt të thjeshtë të bardhë, sipër saj ju mund të vishni një këmsihë me ngjyra, ndërsa kombinimet unike të ngjyrave të modelit New Balance do t'ju bëjnë të dallueshëm nga të tjerët.

Nëse keni nevojë për një ide se çfarë të vishni për një ditë pune, ne ju sugjerojmë pantallona dhe normalisht një xhaketë që do të sjellin pak argëtim në ditën tuaj të biznesit, ndërsa atletet moderne New Balance do të ofrojnë komoditetin e nevojshëm për të përmbushur të gjitha detyrimet tuaja.

Ne ju sugjerojmë gjithashtu të vendosni për disa nga modelet e atleteve New Balance me detajet me ngjyra të ndritshme për të rifreskuar pamjen tuaj të plotë.

Me këto kombinime veshjesh ju do të jeni gati për të gjitha detyrimet private dhe të biznesit, dhe nëse i kombinoni ato me atletet e reja New Balance që ju mund t’i gjeni ekskluzivisht në rrjetin e dyqaneve Sport Vision Albania, stili juaj i të veshurit, me siguri do të jetë i dallueshëm nga të tjerët.