Me siguri mbrëmë nëse keni dalë në kryeqytet keni vënë re se diçka po ndodhte në një nga hotelet & restorantet më të mira në Tiranë. Padam Boutique Hotel ka festuar 3-vjetorin e hapjes me një festë të madhe të organizuar nga Class Events. Çdo gjë ishte menduar me detaje dhe festa bëri bashkë personazhet më të njohur të ekranit. Në një event të tillë të gjithë i kishin kushtuar vëmendje vëshjes dhe dukeshin vërtet bukur. Vipat kishin preferuar të qëndrojnë tek thjeshtësia dhe eleganca. Më poshtë do të mund të shikoni se çfarë veshën personazhet e famshëm në 3-vjetorin e Padam. Orsola Mema ka shkrepur foto nga momentet më të bukura të festës.