Kush tha që Ledioni është zhdukur? Mungesa e gjatë në publik, braktisja e rrjeteve sociale dhe “dorëheqja” nga programet televizive, na kishin lënë të kuptonim se moderatori i njohur i Top Channel po kalonte një pauzë televizive, po në fakt, Ledioni nuk ka pushuar, përkundrazi. Vetëm pak ditë më parë u mësua se në 15-vjetorin e krijimit të platformës DigitAlb, do të shfaqet më 9 qershor një dokumentar që mban emrin e Ledion Liços si producent ekzekutiv. Dhe nuk është vetëm kaq.

Lajmi tjetër që qarkullon në media prej pak kohësh ka të bëjë me krijimin e një televizioni të ri, "Melody TV", i cili ka në fokus muzikën dhe argëtimin. Edhe pas këtij projekti të madh, për të cilin ende nuk ka asnjë lajm zyrtar, mendohet se fshihet Ledioni.

Ndërkohë, jashtë projekteve profesionale, Ledioni dhe Sara do të bëhen sërish prindër. Vetëm pak ditë më parë, Sara e ndau lajmin e bukur me të gjithë miqtë e saj virtualë. Ndërsa mbrëmë, të dy janë fotografuar në eventin e 3-vjetorit të "Padam", në kryeqytet.  

Si gjithmonë, Ledioni luan me look-un. Këtë herë ka zgjedhur një këmishë të zezë, me zemra të kuqe dhe rozë, e cila qëndron brenda stilit të tij – jashtë së zakonshmes dhe jashtë kornizave.

Duke hyrë në festë, ja ku është edhe Sara. Ndonëse ka zgjedhur një fustan të zi me supe të hapura, nuk ka për qëllim ta fshehë barkun e rrumbullakosur. Tani të gjithë e dinë që po jeton pritjen e ëmbël, madje kjo i reflektohet edhe në nurin e mëmësisë që i ra rënë në fytyrë.

Me stil, me shije… Dy prindërit e rinj, sërish në qytet.