Më në fund, jemi në verë! Zyrtarisht, por tani edhe sipas temperaturave. Pas majit të lagësht e të freskët, fundjava e dytë e qershorit do të jetë e nxehtë. Sipas meteorologëve, temperaturat këtë fundjavë, pritet të kalojnë 36 gradë.

Sipas Meteoalb, moti në fundjavë është i nxehtë dhe ideal për plazh. Duke nisur që nga e premtja, temperaturat kanë nisur të rriten ndjeshëm, megjithatë pritet që të kalojnë 36 gradët.

Kështu, të gjitha planet e tjera që keni menduar për këtë fundjavë anulojini. Të gjithë, drejt plazhit.