Kush nuk do një fytyrë pa rrudha, por pa kosto dhe pa ndërhyrje? Të gjitha e duam, por ajo që duhet të dish është vetëm gjë: e bardha e vezës.

Është shumë e vërtetë! E bardha e vezës mund të imitojë mjaft mirë lifting të fytyrës, sepse e mban fytyrën të tërhequr, e pastron, e forcon dhe zbut në mënyrë të ndjeshme shenjat e imta të rrudhave.

Përfitimet e së bardhës së vezës janë të pallogaritshme, por edhe përdorimi i saj është kaq i thjeshtë sa asgjë tjetër në shtëpi. Pse nuk e provon që sonte?

1. Fillimisht, ndaje të bardhën nga e verdha.

2. Sapo ta kesh hequr mënjanë të bardhën e vezës në një tas, fillo ta rrahësh fort me pirun, njëlloj siç i përzien kur bën vezë të fërguara.

3. Pasi të jetë krijuar shkuma e bardhë (jo plotësisht), fillo ta përhapësh në fytyrë dhe mbaje për rreth 10 minuta.

4. Pastaj shpëlaje me ujë të ngrohtë.

5. Pas larjes, mund t’i vendosësh fytyrës një maske si p.sh. një avokado që ndihmon shumë për ta hidratuar lëkurën, patate të grirë nëse ke skuqje ose lëkurë të irrituar, por edhe një mollë (një esfoliant i jashtëzakonshëm natyror).

Një arsye më shumë për ta dashur vezën, apo jo?