Koleksioni i Ri Nike ka mbërritur në rrjetin e dyqaneve Sport Reality.

Koleksioni i Ri vjen si një frymëzim i verës dhe diellit dhe është bërë menjëherë zgjedhja e preferuar e të gjithë atyre personave që ndjekin tendencat e fundit të modës sportive në të gjithë botën. Pavarësisht se mund t’i vishni për një mbrëmje argëtuese në det apo për një stil më urban: veshjet komode dhe atletet plot stil do të theksojnë diversitetin tuaj.

Të udhëhequr nga kjo ide, marka Nike, sjell një koleksion të ri të atleteve që i përshtaten lehtësisht çdo stili, atij sportiv, elegant apo një stili më të zakonshëm për përditshmëritë tuaja. I gjithë koleksioni është në një linjë me trendet urbane.


Falë materialit të përdorur në prodhimin e veshjeve të koleksionit të ri, ato janë bërë për t’ju siguruar ajrosjen e duhur gjatë verës, dhe ngjyrat trendi do t’i bëjnë këto modele një zgjedhje ideale për çdo lloj rasti.