Një nga problemet më të mëdha të grave pas shtatzënisë, është rënia në peshë. Gjatë pritjes së ëmbël në përgjithësi, vajzat shtojnë në peshë, pasi ushqehen për dy persona. Mirëpo, duhet vullnet për t’u rikthyer edhe një herë në peshën si përpara lindjes. Almeda Abazi ju vjen në ndihmë duke ju treguar si ka arritur të heqë 8 kile një muaj pas lindjes së djalit.

Ushqyerja me gji e ka ndihmuar për të rënë në peshë, pasi ende nuk e ka filluar palestrën. Në fakt është e provuar shkencërisht që ushqyerja me gji i ndihmon nënat të bien në peshë. Ato që nuk i ushqejnë fëmijët e tyre me gji, e kanë më të vështirë për të rënë në peshë. Pra, një nga sekretet e rënies në peshë pas lindjes, është ushqyerja e fëmijës me gji.