Menjëherë pas ndarjes me bashkëshortin, lajmet se Arbana Osmani ëhstë në një lidhje të re shpërthyen në mënyrë të vrullshme në rrjet. Disa foto paparaci që shoqëruan thashethemet i shtuan edhe më shumë dyshimet për moderatoren e njohur.

Sot, në Tiranë, Arbana dhe Eduarti janë parë sërish bashkë. Pasi është shoqëruar nga regjisori i njohur i programit “Dua të të bëj të lumjtur”, Arbana shihet duke iu drejtuar makinës së saj, pak çaste pasi është ndarë nga Grishja.

Fotot që janë siguruar nga lajmi.net tregojnë pikërisht çastin kur Arbana deh Eduarti janë drejtuar këndeve të ndryshme.

E veshur me një fustan të kuq të shkurtër, Arbana tregon edhe stilin e përditshmërisë, por edhe Eduarti nuk mbetet pas me sportivitetin dhe thjeshtësinë, një palë pantallona të zeza dhe bluzë të bardhë.