Vera është përpara dhe me siguri vajzat (por edhe djemtë), po mendojnë pozën më të përshtatshme për fotot e tyre. Duke qenë se në verë vizitojmë më shumë vende për shkak të pushimeve, jemi edhe më të relaksuar për të menduar për foto. Sekreti qëndron tek pozicioni flamingo. Ju duket e çuditshme apo jo? Mirëpo, çfarë është poza flamingo?

Ajo çfarë duhet të bëni është të ngrini njërën këmbë lart dhe tjetrën ta mbani në tokë, dhe në këtë mënyrë krijohet forma e trekëndëshit. Ky pozicion është bërë mjaft i famshëm në Instagram, sepse i bën vajzat të duken më provokuese, por mund të fshehë edhe ndonjë defekt të këmbëve. Pra, tashmë e dini sekretin e fotove sensuale në verë: Thjesht flamingo!