Një nga zonat më të ndjeshme të trupit është lëkura rreth syve. Është shumë e rëndësishme të kujdesesh për këtë zonë duke e hidratuar herë pas here me produkte cilësore dhe natyrale. Nëse akoma nuk e ke bërë pjesë të rutinës në darkë apo mëngjes kujdesin për sytë, ka një recetë natyrale që luan rolin e serumit për lëkurën delikate. Dhe është shumë e thjeshtë për t’u praktikuar edhe në shtëpi.

Ja çfarë të duhet për të krijuar serumin hidratues për lëkurën rreth syve.

Ke nevojë vetëm për disa përbërës.

Një lugë gjelle aloe vera – një bimë që njihet për trajtimet të shumta dhe për lloje të ndryshme lëkure. Po ashtu, aloe vera ka edhe veti të larta anti-inflamatore.

Shto një lugë gjelle vaj hidratues (vaj jojoba p.sh ose edhe vaj recini që i gjen në farmaci).

Shto edhe disa pika vaj vitaminë E.

Shto edhe vajra esencialë, si p.sh vaj livande ose vaj trëndafili (opsionale).

Të gjithë përbërësit përzieji mirë dhe fillo apliko disa pika rreth zonës së syve para se të flesh ose edhe në mëngjes para se të dalësh. Kjo kurë e vazhdueshme ndihmon për ta mbajtur lëkurën e syve të hidratuar, si edhe lufton krijimin e rrudhave.