Fëmijët duhet të rriten më dashuri dhe përkujdesje. Ndonjëherë, prindërit “harrojnë” se ata mund të kuptojnë njësoj si të rriturit. Asnjëherë nuk duhet t’i nënvlerësoni fëmijët tuaj, pasi ata do të kenë probleme me vetëbesimin në të ardhmen. Më poshtë do të lexoni disa nga shprehjet që nuk duhet t’jua thoni asnjëherë fëmijëve!

Ti nuk di

“Ti nuk di se je akoma i vogël”, kjo mund të jetë përgjigjja tipike e një prindi, kur fëmija jep një mendim. Edhe nëse ajo çfarë ka thënë fëmija nuk është diçka e zgjuar, ju duhet ta bëni atë të ndihet mirë dhe ta vlerësoni mendimin e tij.

Mos fol më

Fëmijët duhet të shprehen sa më shumë, pasi kjo gjë do t’ju shërbejë shumë për të ardhmen, për të larguar turpin dhe për të folur me besim të plotë.

Nuk vlen për asgjë

Ka momente që prindërit janë të lodhur nga puna dhe nëse fëmijët nuk bëjnë diçka në rregull, kjo mund të jetë shprehja tipike që ata u thonë. Kujdes, fëmija mund të demoralizohet dhe do të jeni pikërisht ju ata që do të ndikoni në të ardhmen e tij për keq.

Krahasimi me fëmijë të tjerë

Është mirë të kesh shembuj në jetë për t’i ndjekur, por kjo është mënyra e gabuar duke e krahasuar fëmijën tuaj me dikë tjetër. Ai/ajo nuk do të ndihet asnjëherë e mirë mjaftueshëm.