Armiqësitë në botën e showbiz-t janë të pranishme, sado vipat mund t’i mohojnë. Një nga armiqësitë më të përfoluara është ajo mes Katy Perry dhe Taylor Swift. Për 7 vite, vajzat nuk i folën njëra-tjetrës dhe shkak u bënë 3 kërcimtarë të turit “Red” të Taylor Swift, e cila e akuzoi Katy-n se ia kishte marrë. Kaq mjaftoi që vajzat të vazhdonin diss-et kundër njëra-tjetrës.

Mirëpo, çdo gjë mesa duket ka mbetur në të shkuarën, pasi Katy ka publikuar një foto në Instagram ku shkruan se ndihet mirë që ka bërë paqe me Taylor-n. Në foto janë disa biskota dhe anash pjatës shkruhet “Paqe”. Le të bëhemi sërish shoqe, shkruan Katy. Taylor ka reaguar menjëherë duke i dërguar zemra Katy-t. Pra, vajzat janë sërish shoqe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on