Rihanna mesa duket ka gjetur lumturinë në krahët e miliarderit arab, Hassan Jameel. Ylli i muzikës pop ndihet e plotësuar në krahët e tij dhe është plotësisht e dashuruar me të. Për herë të parë madje ka pranuar të flasë për të në një intervistë për “Interview”. Riri ka pranuar se dëshiron të ketë fëmijë “Më shumë se çdo gjë tjetër”.

Sa i përket martesës, Rihanna është shprehur se këto punë i di vetëm Zoti dhe se ne kur bëjmë plane Zoti qesh. Të drejtë ka!

31-vjeçarja ka shtuar edhe diçka rreth Hassan i cili duket se e ka ndihmuar të ndajë jetën personale nga ajo profesionale.

“Unë kurrë nuk do të bëja një punë që të më kthehej në rutinë. Karriera është qëllimi im dhe asnjëherë nuk do ta shoh ndryshe veçse si një vend të lumtur. Mirëpo, së fundmi kam kuptuar që edhe gjërat e vogla janë të rëndësishme, si për shembull një shëtitje ose bërja e pazarit. Kam nisur një marrëdhënie të re dhe kjo ka rëndësi për mua. Duhet t’i kushtoj kohë këtij raporti. Ashtu siç duhet të ushqej biznesin tim, ashtu duhet ta ushqej edhe këtë marrëdhënie”,-është shprehur Riri.

Kjo është hera e parë që Riri ka preferuar të flasë për Hassan në publik, por mesa duket është aq e dashuruar sa nuk mund ta mbajë vetëm për vete!