Çdo ditë e më shumë njerëzit po vuajnë nga ankthi, depresioni, problemet e shëndetit mendor. Jeta jonë është bërë aq stresuese, sa ndonjëherë ndihemi të lodhur dhe të pafuqishëm për t’ju bërë ballë. Mirëpo, ndodh ndonjëherë që edhe mendja jonë “shpik” probleme edhe aty ku nuk ka. Ka raste kur panikohemi se diçka e keqe mund të na ndodhë, edhe nëse jemi shëndoshë e mirë dhe të lumtur.

Pra, vuajmë nga ankthi. Edhe fashion blogerja e njohur, Lori Hoxha duket se ka kaluar të njëjtin problem rreth një vit më parë. Sot Lori ka rrëfyer se si sot një vit më parë, ajo postonte rrallë sepse vuante nga ankthi dhe krizat e panikut.

“Këtë periudhë, vitin e kaluar, mezi postoja sepse vuaja nga ankthi dhe paniku. Faleminderit Zot për ndrydhimin dhe rritjen”,-shkruan Lori në postimin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Lori mes siguri nuk është e vetmja nga personazhet e famshëm që vuan nga ankthi. Mirëpo, ju nëse vuani nga e njëjta gjë, si mund ta kuptoni? Lexoni disa shenja që mund t’ju vijnë në ndihmë për të kuptuar se vuani nga ankthi dhe krizat e panikut:

-Nuk arrini të qetësoheni plotësisht

-Vuani nga pagjumësia

-Kërkoni aprovim për gjithçka

-Dëshironi të jeni perfektë në çdo gjë

-I lini frikërat t’ju drejtojnë

-Nuk qëndroni dot gjatë në të njëjtin vend

- Simptomat e zakonshme të ankthit përfshijnë ritëm kardiak të shpejtë, djersitje të tepruar, dridhje të gjymtyrëve dhe shqetësime të aparatit tretës.