Jemi mësuar ta shohim gjithmonë në perfeksion! Me një pamje të kuruar, me kostume dhe veshje elegante, gazetarja e njohur e "Open" në Top Channel, Eni Vasili nuk është vetëm një nga figurat publike më të respektuara në vend, por me influencë falë angazhimit në media, ajo është edhe një nga gratë e suksesshme dhe frymëzuese në vend.

Por , këtë herë ka qenë vendimi i saj personal që Enin ta njohim në një tjetër dimension, larg studios televizive dhe të ftuarve të rëndësishëm. Ndaj, këtë të mërkurë, ajo ka vendosur që ta nisë ditën me vrap nga liqeni dhe foton e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj virtual.

E veshur me një kostum sportiv, me atlete të bardha dhe kapele, Eni ka zgjedhur një mënyrë interesante për ta nisur ditën me energji, ndaj nuk ja ka kursyer vetes një takim me natyrën, mes ajrit të pastër dhe vrapit nga Liqeni Artificial.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ENI VASILI (@enivasili) on

Ndonëse syri na është mësuar me Enin klasike dhe chic, në studion e debateve televizeve e politike, edhe Eni Vasili sportive nuk qenka keq, përkundrazi! Neve na pëlqen shumë!