Në muajin prill një skandal që përfshiu familjen mbretërore shpërtheu ngado online. Sipas revistës “In Touch”, Princi William e ka tradhtuar Kate-in gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë me Princin Louis. Në këto raportime thuhej se William e kishte tradhtuar dukeshën me Rose Hanbury, e cila është markezë e Cholmondeley dhe njëkohësisht mikeshë e Kate-it dhe familjes mbretërore. Kate dhe Rose kanë qenë mikesha shumë të afërta, por tani i kanë shkëputur marrëdhëniet.

Tani pasi ka kaluar disa kohë nga skandali, gjërat janë qetësuar dhe duka e dukesha po vazhdojnë jetën të qetë. Por si ka ndikuar kjo gjë në marrëdhënien e çiftit mbretëror? Një burim për Us Weekly është shprehur se kjo gjë e ka forcuar lidhjes e tyre, por Kate është e shqetësuar për fëmijët e saj; Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.

Rose Hanbury dhe bashkëshorti i saj, David Rocksavage

"Thashethemet e tradhtisë rezultuan të ishin gjë e mirë në fund të fundit. Këto thashetheme kanë qenë padyshim të dhimbshme për Kate-in dhe ajo e urren idenë se një ditë fëmijët e saj do të mund t`i lexojnë online", -është shprehur burimi.

Nuk ka rëndësi nëse këto thashetheme janë apo jo të vërteta, e rëndësishme është që për Kate-in dhe William-in kanë shërbyer si një mundësi për të forcuar më shumë martesën e tyre. Sipas burimeve, kjo gjë ka bërë që William dhe Kate të ulen dhe të flasin për lidhjen e tyre, gjë që kuptuan se duhet ta kishin bërë më shpesh. Tanimë ata janë mirë dhe po mundohen t`i zgjidhin të gjitha problemet që mund të kenë.