Dario tani është vëllai i madh. Ish-banori i Big Brother, Valer Kolnikaj, dhe bashkëshortja e tij, sot janë bërë prindër për herë të dytë. Çifti janë gëzuar me një djalë tjetër, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Elizo.


“Po presim një fëmijë, një bekim të madh nga Zoti. Është bekim i ardhur nga Zoti në kohën më të duhur”,- tha Valeri për “Xing me Ermalin”, i ftuar disa javë më parë.


Ndërsa sot, e ndau gëzimin me të gjithë miqtë virtualë me këtë foto të parë të bashkëshortes dhe të birit: “Mirë se vjen shpirt i shpirtit tonë Elizeo, kjo natë e madhe dhe e shenjtë e bekoftë e gëzoftë jetën tënde veç me të mira, o bir”, – shkruan Valeri në llogarinë e tij në Instagram.

Në të ardhmen, siç tha ai pak javë më parë, ka dëshirë të bëhet edhe me një vajzë.