Gwyneth Paltrow nuk është tipi i lidhjes tradicionale. Duket se ajo ka gjetur një zgjidhje aspak të zakonshme për sa i përket marrëdhënies me bashkëshortin e saj, Brad Falchuk. Ajo rrëfeu për The Sunday Times se jeton me partnerin vetëm 4 ditë në javë, ndërsa ditët e tjera ai shkon në shtëpinë e tij. Madje, edhe miqtë e saj mendojnë se kjo është një zgjidhje ideale. Ideale për çfarë? Për ta mbajtur marrdhënien emocionuese!

Sipas ekspertes së lidhjeve, Charly Lester, "marrëveshja" e tyre tregon pjekuri dhe një mirëkuptim se çfarë funksionon realisht për ta. "Nëse i ke dhënë fund një marrëdhnieje të gjatë që shkoi keq për herë të parë, të dytë apo të tretë, ti je e përgatitur për t`i bërë gjërat ndryshe", është shprehur Lester.

Një zgjidhje e tillë mund të jetë perfektja për çifte si Paltrow dhe Falchuk, që kanë jetët e tyre dhe fëmijë nga martesa të mëparshme. "Në martesën e parë qëllimi është që të ndërtohet familja, kështu që është e nevojshme një çati. Ndërsa në martesat e dyta dhe të treta, nëse nuk po mendoni për të pasur fëmijë së bashku, mund të jetë më e thjeshtë të jetoni të ndarë", -ka shtuar ajo.

Nëse edhe ju keni një marrëdhnie të tillë duket se zgjidhja për të qenë të lumtur është pikërisht kjo e Gwyneth dhe Brad.