Edhe pse ka marrë një periudhë pauze nga televizioni, duket sikur Albana Osmani na ka shoqëruar gjithë jetën me programet e saj në Top Channel. Jo më kot na duket kështu, pasi ajo ka në televizion as më pak e as më shumë se 17 vite. Ju kujtohet kur ishte bionde me flokë të shkurtër që dilte rrugëve të Tiranës për të bërë emisionin "Cupid"? Sa e sa zemra u bashkuan falë asaj vajze lozonjare, të shkathët dhe shumë simpatike! Disa ndoshta nuk e mbajnë mend, por Albana është kujdesur vetë që t`ua rikujtojë.

Para pak minutash, ajo ka postuar kartën e 17 vite më parë kur sapo kishte filluar karrierën si prezantuese në Top Channel. Me flokët e shkurtër, por me të njëjtën buzëqeshje të ëmbël e sy goditës si sot.

"Ndihem si sot edhe pse kanë kaluar 17 vite. Çfarë bëri Oprah Winfrey në jetë? Realizoi çdo ëndërr të saj me klas dhe dinjitet. Kaq e bekuar dhe kaq e lumtur, faleminderit publikut më të mirë në botë", -ka shkruar Albana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on

Bashkë me të u bëmë edhe ne nostalgjikë!