Disa nga personazhet e njohura të modës nuk i ndajnë xhinset e gjata edhe pse temperaturat janë shumë të larta. Ka disa mënyra për t’i veshur ato edhe në ditët e nxehta. Shikoni kombinimet që kanë zgjedhur disa prej blogereve të njohura dhe kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrugët e qytetit.

Xhinse me një bluzë të bardhë të lirshme dhe sandale nude nuk është i vetmi kombinim. Këtu do të gjeni edhe mjaft kombinime të tjera që do t'ju frymëzojnë këtë verë.

Xhinset skinny me një bluzë që lë shpatullat jashtë, xhinse shtatlartë me një bluzë të bardhë të shkurtër që nxjerr në pah barkun, xhinse të lirshme për një stil vintage, paliçeta, si edhe kombinime të preferuara verore.