Inteligjenca e një personi varet nga periudha e vitit në të cilën ka lindur. Një kërkim shkencor i universitetit të Cambridge ka treguar se fëmijët e lindur gjatë muajve të verës kanë më shumë mundësi të jenë të gjatë dhe të fortë.

Sipas studiuesve, janë shumë të rëndësishëm muajt e pranverës dhe muajt e verës, sepse falë ditëve të para të nxehta, gratë shtatzëna prodhojnë më shumë vitaminë D, e cila vjen më shumë si rezultat i diellit.

Nga ky studim ka rezultuar se fëmijët e lindur në qershor, korrik dhe gusht, janë më të fortë menjëherë pas lindjes. Një karakteristikë kjo që do t’i ndjekë për gjithë jetën. Pikërisht falë prodhimit të shumtë të vitaminës D, fëmijët do të jenë më pak të predispozuar ndaj sëmundjeve si diabeti, kanceri, skleroza multipla dhe në të njëjtën kohë do të kenë kocka më të forta.

Jo vetëm më të fortë, por edhe më të gjatë. Hulumtuesit kanë vënë re se si fëmijët të lindur gjatë stinës së bukur kanë 10 për qind propabilitet të jenë më të shkurtër se mesatarja, në krahasim me ata që kanë lindur në dhjetor që janë 3 mm më të shkurtër se ata që kanë lindur në qershor.

Bebet vajza të lindura në stinën e verës janë më të shëndetshme. Një kuriozitet tjetër i dalë nga studimi, ka të bëjë me vajzat, pasi ato e nisin pubertetin më vonë, krahasuar me bashkëmoshataret e tyre që kanë ardhur në jetë në muajt e tjerë të vitit. Studiuesit shkencorë kanë nënvizuar që zhvillimi i fillimit rrit rrezikun e ekspozimit ndaj problemeve të zemrës dhe diabeti.

Po emrat që mund të mbajnë? Ja ku janë:

Aleksandra

Juna

Oqeana
 
Virginia
 
Jasmina
 
Adena
 
Daisy
 
Perla
 
Kira
 
Ruby - Rubi


 
Për djem:
 
River
 
Julian
 
Leo
 
Eden
 
Dax
 
Kai